Eshref Beqiri merr vendim të papritur 

Hendboll

Eshref Beqiri merr vendim të papritur 

Nga: K. G. Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:42
Eshref Beqiri

Gjyqtari ndërkombëtar i hendbollit, Eshref Beqiri, ka marrë vendim të papritur, tërhiqet nga referimi.

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, ka bërë të ditur se ishte koha që të tërhiqet, duke befasuar gjithë komunitetin jo vetëm të hendbollit.  

“Kjo nuk është një lamtumirë por një mirëupafshim”

Të nderuar po e përdori këtë shprehje duke treguar se çdo fillimi i jetës sportive vjen edhe fundi, prandaj është koha që unë t'i jap fund karrierës sime si Gjyqtar i Hendbollit.

Dëshiroj që të falënderoj shumë familjen, sekretarin e FHK Izet Gjinovci, mentorin tim të karrierës Tefik Mikushnica e Istref Sadriu e shumë të tjerë, që më kanë udhëzuar dhe ndihmuar në ngritjen profesionale dhe që e bën të mundur realizimin e ëndrrës sime ‘Të jem personi i parë zyrtar që përfaqësoj FHK në Federatën Evropiane të Hendbollit’.

Falënderim i veçantë është edhe për Kryetarin e Gjyqtarëve të EHF Dragan Nachevski që jo vetëm mua por të gjithë personave zyrtar të FHK i ka ndihmuar profesionalisht.

Qysh nga viti 2001/2 që jam angazhuar në pozitën e Gjyqtarit në kuadër të SHGJHK-së. dhe nga viti 2007 në kuadër të EHF-së jam munduar ta shpaguaj besimin e dhënë nga FHK-ja, gjë që e kam arritur ta bëjë me plot sukses si në arenën vendore ashtu edhe atë Ndërkombëtare”, njofton Beqiri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat