Isak Osmani, a ke dëgju për refer hajgare? Njeriu i shtëpisë tuaj, i FHK po e thotë!

Hendboll

Isak Osmani, a ke dëgju për refer hajgare? Njeriu i shtëpisë tuaj, i FHK po e thotë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 dhjetor 2022 Në ora: 12:33
Isak Osmani

Refer hajgare, si lejohet kjo punë? Refer hajgare, si lejohen të shkojnë në ndeshje të elitës së hendbollit të Kosovës?

Refer hajgare, nuk po e thotë autori i shkrimit, po e thotë anëtari i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës!

Ky është një mesazh interesant nga anëtari i bordit Leonard Cula por edhe një guxim i tij.

Image

Postimit i Culajt në facebook

Sepse duhet pasur guximin ta thuash publikisht siç e ka thënë Cula! A ka të drejtë a jo, janë organet kompetente në FHK që e vlerësojnë këtë punë.

Isak Osmani, ju si Komisar i Garave i FHK-së, a ke dëgju se ka refer hajgare? Njeriu i shtëpisë tuaj, i FHK po e thotë!

Zotëri Komisar, ju së bashku me të autorizuarin që delegon referët, duhet të analizoni këtë, ka të drejtë zotëri Cula apo jo! 

“Dy ekipe që investojnë nga 100.000 E, delegohen refer hajgare, e çojnë mundin e njerëzve e lojtarëve poshtë. Turpi spaska fund. Marre, marre!”, shkruan Cula në profilin e tij në facebook.

Ky mesazh i tij nënkupton se diçka nuk është në rregull në këtë komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat