Shala u dënua me 200 euro për një like! Cula thotë delegojnë refer hajgare por gjobitet me 100 euro!  

Hendboll

Shala u dënua me 200 euro për një like! Cula thotë delegojnë refer hajgare por gjobitet me 100 euro!  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:12
Faruk Shala

Është interesant të merret për bazë dënimi i dy protagonistëve, trajnerit të KHF Istogut (femrat), Faruk Shala dhe Leonad Culajt, anëtari të bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ky i fundit dje ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e këtij institucioni!   

Pse është çudia e këtyre dënimeve?

Para një kohe, Faruk Shala u dënua me 200 euro vetëm pse e ka bë like shkrimin e autorit në lidhje me referim të dobët, ndërsa Culaj dënohet 100 për qind me pak edhe pse postimi i tij është shumë i ashpër drejtuar gjyqtarëve.

Shala dënohet për një like (pëlqim), as ka komentuar dhe asgjë tjetër, shkrimi ka qenë shumë i butë, por atëkohë Komisar i Garave ishte Istref Sadriu. 

Isak Osmani tani është Komisar i Garave dhe siç duket e ka dorën më të lehtë se Istrefi pasi që e ka dënuar Culajn me vetëm 100 euro! 

“Dy ekipe që investojnë nga 100.000 E, delegohen refer hajgare, e çojnë mundin e njerëzve e lojtarëve poshtë. Turpi spaska fund. Marre, marre!”, shkruan Cula në profilin e tij në facebook.

Sipas kësaj, është një dënim minimal ndaj Culajt, a mos i bie se ka pas të drejtë ai në kritikën e ashpër? Si është e mundur Shala të dënohet me 200 euro për një like dhe për një shkrim shumë herë më të butë dhe Culaj ku kritikon shumë ashpër apo me një shprehje të rëndë, delegojnë refer hajgare.

Zotëri Komisar, t’i thuash dikujt refer hajgare, dënimi është aq i butë apo vërtete zotëri Culaj ka pas të drejtë apo keni pas konsideratë si anëtar i bordit dhe ka pas lehtësime? Fare e pakuptueshme zotëri Isak! Rregulloret janë të njëjta për të gjithë, besoj se këto i ka pas edhe paraardhësi yt, zotëri Istrefi! A mos vallë ato rregullore Istrefi i ka marrë me vete!

Të gjithë Komisarët e mbrojnë veten: Po veprojmë sipas rregulloreve! Në këtë rast me cilat rregulla ke vepruar zotëri Isak?

Po delegojnë refer hajgare! Është një shprehje shumë e rëndë zotëri Komesar i Garave!  Çdo refer e ka dinjitetin e vet, për referim të dobët dënohen! Nuk e di që në botën sportive ka refer hajgare!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat