Besa Famgas la gjurmë, Istogu dhe Rahoveci nuk ia dolën 

Hendboll

Besa Famgas la gjurmë, Istogu dhe Rahoveci nuk ia dolën 

Nga: K. G. Më: 1 janar 2023 Në ora: 14:11
Besa Famgas

Klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja, kalon rrethin e dytë, eliminon IFK Handball Helsinki. Sfidën e parë Besa (meshkujt) mposhtet në Helsinki me 28:27, por në Pejë, në takimin e kthimit Besa triumfoi me rezultat 35:32. 

Në rrethin e tretë Besa eliminohet nga ekipi kroat Sesvete. Në Kroaci pësuan humbje me rezultat 31:23, po ashtu edhe në Pejë pësuan por me rezultat 27:28. 

Në dy ndeshjet me kampionin e Çekisë, HCB Karvina, klubi i hendbollit Rahoveci (meshkujt) në debutim nuk ia doli dhe eliminohet në rrethin e tretë. Në Rahovec pësuan humbje me rezultat 33:29 dhe në Karvina po asdhtu dolën me humbje (32:29).

Klubi Istogu (femrat) eliminohet nga Kupa e Evropës në rrethin e dytë, sfidën e parë e fitoi me 34:33, por të dytë e fituan Çairi me 33:26, të dy takimet u luajtën në Istog.

Ferizaj (femrat) dështoi keq, eliminohet në rrethin e dytë të Kupës së Evropës, mposhtet në dy ndeshjet nga skuadra polake KPR Gminy Kobierzyce, në ndeshjen e parë me rezultat 47:21 dhe ndeshjen e dytë 38:11, të dy takimet u luajtën në Poloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat