Tronditet Danimarka

Hendboll

Tronditet Danimarka

Nga: K. G. Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:16
Mads Mensah Larsen

Vetëm 24 orë para fillimit të Kampionatit Botëror në Poloni dhe Suedi, një lajm i pakëndshëm dhe tronditës për kombëtaren daneze në hendboll, një nga favoritët më të mëdhenj për të fituar kampionatin.

Mads Mensah Larsen konsiderohet si një nga lojtarët kyç në kombëtaren daneze, është pozitiv me koronavirus.

“Sigurisht, kjo është zhgënjyese për mua kur nuk e di nëse do të jem në gjendje të luaj në fillim të Botërorit.

Sidomos kur në vendin tonë korona nuk konsiderohet tashmë një sëmundje kritike. Ndihem i shëndetshëm, nuk kam asnjë problem”, tha Larsen.

Bëhet e ditur se, sipas rregullave të IHF-it, çdo hendbollist apo trajner që do të performojë në Kupën e Botës duhet të ketë një test negativ për Covid-19, i vlefshëm për 72 orë.

Ata që do të infektohen do të jenë në izolim pesëditor dhe do të mund të bashkohen me ekipet e tyre kombëtare vetëm kur pas këtyre pesë ditëve të tregojnë me një test të ri se janë negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat