Djali nga Kosova, 14 gola për tre ndeshje në Kampionatin Botëror 

Hendboll

Djali nga Kosova, 14 gola për tre ndeshje në Kampionatin Botëror 

Nga: K. Goca Më: 18 janar 2023 Në ora: 15:20
Arbër Qerimi me fanellë të verdhë në veprim

Është ndër hendbollistët kryesor në petkun e kombëtares së Belgjikës dhe ndër me të merituarit që u kualifikuan në fazën e dytë të Kampionatit Botëror.

Është emër i njohur i botës së hendbollit, Arbër Qerimi, djaloshi nga Kosova përkatësisht qyteti i Ferizajt por që jeton e vepron në Belgjikë.

Rrjedh nga një familje kryesisht sportistësh përkatësisht hendbollistësh, pasi që babai i tij, Bujari dhe axha i tij, Besimi, i takojnë gjeneratës së artë, ish klubit të hendbollit Borci të Ferizajt.

Image

Bujari dhe Besimi, kanë qenë emra të mëdhenj të hendbollit por hapave të tyre është edhe Arbëri.

Për tre ndeshje Arbëri ka shënuar 14 gola për Belgjikën.

Image

Tre gola në humbjen me rezultat 43:28 nga Danimarka, 6 i ka shënuar në fitoren me 31:29 ndaj Tunizisë.

Mbrëmë realizoi pesë gola por nuk ia dolën me Bahrejnin, duke pësuar humbje me rezultat 30:28.

Belgjika është në grupin 4 me Danimarkën (4 pikë), Egjiptin (4), Kroacinë (2), Bahrejnin (2), Belgjikën (0) dhe SHBA-në (0). 

Image

Nesër në orën 18.00 Belgjika ndeshet me Egjiptin, sfidë shumë e vështirë.

Qerimi me shokë do të mundohen të befasojnë kombëtaren e Egjiptit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat