Kosova pëson edhe një humbje

Hendboll

Kosova pëson edhe një humbje

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 18:31
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit të 16-të Mesdhetar që po mbahet në Greqi.

Të martën vajzat tona u përballën me Malin e Zi.

Periudhën e parë, prej tri gjithsej, Kosova U17 e fitoi me rezultat 5:4 dhe kështu mori një pikë në renditje.

Por më pas Kosova humbi dy periudhat tjera për disfatë me rezultat 24:15.

Paraqitja e Kombëtares sonë megjithatë kishte momentet e ndritura, si shenjë që kjo gjeneratë ka potencial.

Mesdhetari është garë e fortë me kombëtare nga vende me hendboll të zhvilluar.

Përvoja në këtë ngjarje do të shërbejë shumë për vajzat e Kosovës U17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat