Vushtrria me fitore bindëse ndaj Kastriotit

Hendboll

Vushtrria me fitore bindëse ndaj Kastriotit

Më: 5 mars 2023 Në ora: 23:02
Pamje nga një ndeshje

Vushtrria e ka fituar bindshëm ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës A ndaj Kastriotit.

Të dielën mbrëma në Vushtrri, skuadra vendase fitoi me rezultat 36:25.

Vendasit u shkëputën në minutat e parë, por më pas ferizajasit u kthyen për t’u afruar në rezultat.

Pasoi një tjetër shkëputje e Vushtrrisë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 14:11.

Në pjesën e dytë epërsia e skuadrës vendase vazhdimisht ishte e lartë.

Bozhidar Nikoçeviq ishte më efikasi te Vushtrria me 8 gola. 7 i kishte Nemanja Drakuloviq.

Hamdi Salihu shënoi 9 gola për Kastriotin, kurse 5 i kishte Jeton Bislimi.

Vushtrria tani i ka 18 pikë në vendin e gjashtë. Kastrioti është i pesti me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat