Vdes ish selektori i Zvicrës 

Hendboll

Vdes ish selektori i Zvicrës 

Nga: K. G. Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:29
Rolf Brack

Ish - selektori i kombëtares së hendbollit të Zvicrës, Rolf Brack, ka ndërruar jetë papritur në moshën 69-vjeçare.

Gjermani ka ndërruar jetë papritur mbrëmjen e së martës pas një “operacioni urologjik”.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Zvicrës të martën pasdite, shkruan mediumi zviceran “Blick”. 

“Brack ishte trajner i ekipit kombëtar të hendbollit të Zvicrës nga viti 2013 deri në vitin 2016.

Gjatë mandatit të tij ai festoi 10 fitore në 37 ndeshje. 

Ai gjithashtu ka drejtuar skuadra të shumta të klubeve gjermane.

Rolf Brack lë pas gruan dhe dy djemtë e tij”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat