Kosova para sfidës me polaket

Hendboll

Kosova para sfidës me polaket

Nga: K. G. Më: 6 prill 2023 Në ora: 14:30
Kosova

Vashat e kombëtares së Kosovës, janë të mobilizuar për sfidën e sotme (17.45) ndaj Polonisë, që zhvillohet në palestrën e sportit në Bielsko-Biala.

Është ndeshja e parë, ndërsa ajo e kthimit luhet në Prishtinë.

Hendbollistja Leonora Demaj me bashkëlojtaret e saja do të mundohet që të japin më të mirën, që të dalin sa më mirë nga kjo sfidë shumë e vështirë. 

“Luajmë ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.

Të përkushtuar për luftë sportive dhe angazhim maksimal”, thuhet nga FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat