Qerimi: Ndeshja me Malin e Zi nuk do të jetë e lehtë as për ne e as për ata  

Hendboll

Qerimi: Ndeshja me Malin e Zi nuk do të jetë e lehtë as për ne e as për ata  

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:12
Pamje nga një ndeshje

Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, nesër në orën 20.15 do të ndeshen Kosova dhe Mali i Zi.

Takimi luhet në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

“Me fitoren e nesërme ndaj Kosovës në Prishtinë, Mali i Zi do ta përfundojnë historinë e kualifikimeve”, shkruan mediumi malazez “VIjesti”. 

Megjithatë, selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, thotë se djemtë e tij i pret një punë e vështirë në kryeqytetin e Kosovës. 

“Ndeshja me Malin e Zi nuk do të jetë e lehtë për ne, por nuk do të jetë e lehtë as për Malin e Zi”, ka thënë Qerimi.

“Kemi disa mungesa të rëndësishme, ndërsa disa lojtarë janë të lodhur për shkak të ndeshjeve të shumta dhe të shpeshta në nivel klubesh.

Megjithatë, përkushtimi është maksimal dhe duam të konfirmojmë nivelin që kemi arritur”, ka përfunduar Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat