Kush e fitoi finalen Trepça - Besa në vitin 1994? Ja formacionet dhe golat 

Hendboll

Kush e fitoi finalen Trepça - Besa në vitin 1994? Ja formacionet dhe golat 

Nga: K. Goca Më: 2 maj 2023 Në ora: 19:20
KH Trepça e viteve ë 90-ta

Me 5 qershor të vitit 1994 është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Finale me rivalitet të madh dhe në fushën e lojës edhe emrat të njohur të Trepçës, si legjenda Basri Tupella, pastaj Florent Beqiri, Eroll Vitaku, Shkëlzen Babolli, Ymer Selmanaj, Taib Kabashi etj. ndërsa në taborin pejan Xhelal Selmanaj, Bashkim Idrizi, Fatmir Muhaxheri etj.

Trepça ngadhënjeu në finale me rezultat 18:17 ndaj Besës, duke e fituar Kupën e Kosovës për edicionin 1993 - 1994.

Basri Tupella ka qenë më efikasi të Trepça, me gjithsej 6 gola, ndërsa Fatmir Muhaxheri me 6 gola të Besa.

Duhet theksuar se në këtë garë nuk morën pjesë Kastrioti i Ferizajt, Prishtina, Vjosa e Shtimes dhe Kaçaniku, pasi që e bojkotuan kampionatin dhe Kupën e Kosovës, për shkak të disa mosmarrëveshje të asaj kohe me federatë.    

Trepça - Besa 18:17 (8:9)

Trepça: Babolli, E. Vitaku 3, Tupella 6, Nallbani 2, Buçinca, F. Vitaku, F. Beqiri 6, Kabashi 1, Hyseni, Muriqi, Selmanaj dhe Berisha.
Besa: Kasumaj, Zeka 2, Muhaxheri 6, Kadrijaj 5, Selmanaj 3, Ismajli, Shala dhe B. Idrizi 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat