Rama: Shpresoj se Vushtrria do të jetë në finale

Hendboll

Rama: Shpresoj se Vushtrria do të jetë në finale

Më: 13 maj 2023 Në ora: 22:11
Burneta Rama

Hendbollistja e Vushtrrisë, Burneta Rama, ka përgëzuar bashkëlojtaret për angazhim dhe fitore me rezultat 23:22 ndaj Ferizajt, në takimin e dytë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në Vushtrri, e cila ka qenë dramatike deri në sekondën e fundit.

Rama shpreson se me një lojë të mirë do të fitojnë edhe në Ferizajt dhe të arrijnë në finale. 

“Lojën e parë të play-off-it nuk kemi qenë në nivelin e duhur dhe për këtë arsye jemi mobilizuar dhe motivuar shumë, që lojën e dytë ta luajmë ashtu siç dijmë ne. 

Duhet me cek se kemi pas edhe lëndime dhe lojtare të reja me më pak përvojë por kemi luajt me zemër deri ne fundi dhe nuk jemi dorëzuar. 

Sigurisht që për lojën e tretë pas kësaj fitore jem edhe më të motivuara dhe shpresojmë që të shkojmë në finale”, tha Rama për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat