Klea Ajvazi la Prishtinën për Çairin

Hendboll

Klea Ajvazi la Prishtinën për Çairin

Më: 20 maj 2023 Në ora: 23:45
Klea Ajvazi

Hendbollistja e talentuar, Klea Ajvazi, largohet nga Prishtina dhe ka firmosur për klubin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Çairi.

KHF Çairi garon në Superligën e Maqedonisë dhe është prej ekipeve më të organizuara.

Klea shprehet e lumtur që ka nënshkruar me klubin nga Çairi. 

“Çairi mendon për të ardhmen.

Transferon hendbollistën e talentuar të Prishtinës, Klea Ajvazi.

Hendbollistja nga Kosova pranoi ofertën e drejtuesve të WHC Çair-it, duke vendosur të braktis klubin e Prishtinës, për të nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën që sezonin e ardhshëm do të luajë në tri kompeticione edhe atë në edicionin e European EHF Cup, Super Ligën e Maqedonisë dhe ndeshjet në Kupën e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për një hendbolliste të talentuar, e cila në bazë të moshës dhe fizikut pritet të ketë një të ardhme të sigurt”, njofton KHF Çairi.

“Jam shumë e lumtur që bëhem pjesë e një skuadre si WHC Çair.

Për mua është kënaqësi që më jepet shansi të vij këtu dhe të jem e vetmja hendbolliste nga Kosova që do të luaj në Super Ligën e Maqedonisë. Do të punoj shumë për të shpërblyer besimin e klubit.

E di se konkurrenca është e madhe dhe se te Çairi kërkohet shumë punë, por kam pranuar këtë sfidë me dëshirë dhe bindje se do të jap më të mirën”, – u shpreh Klea, pasi firmosi zyrtarisht kontratën me klubin e Çairit.

Klea është vetëm 18-vjeçe, mirëpo ajo pas vetes numëron ndeshje të luajtura me ekipin e seniorëve të Prishtinës dhe është pjesë e kombëtares së Kosovës për moshat e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat