Lojtarja me prejardhje shqiptare, i jep lamtumirën lojës aktive 

Hendboll

Lojtarja me prejardhje shqiptare, i jep lamtumirën lojës aktive 

Nga: K. Goca Më: 11 qershor 2023 Në ora: 22:48
Majda Mehmedoviq në veprim

Njëra nga hendbollistet më të mira malazeze Majda Mehmedoviq (33 vjeç) dhe më e trofeshme të të gjitha kohërave, i dha lamtumirën hendbollit si kampione e Turqisë me Kastamonun, e cila e mposhti Konyaaltin me rezultat 29:24 në finalen e play-off-it dhe mbrojti titullin.

Majda është me prejardhje shqiptare.

“Një nga krahët e majtë më të mirë të dekadës së dytë të shekullit të 21-të i dha lamtumirën, pasi shënoi 35 gola në pesë ndeshje të finales.

Ajo ka qenë kampione e Evropës dhe e argjendtë në Lojërat olimpike me Malin e Zi, ka një medalje të bronztë nga Kampionatin Botëror i junioreve dhe ka fituar dy Champions League me fanellën e Buduçnostit të Podgoricës, si dhe Kupën e Kupave.

Me klubin e Podgoricës fitoi edhe 29 trofe të tjerë – 11 në kampionat dhe në Kupën e Malit të Zi dhe shtatë në Ligën Rajonale.

Me CSM Bukuresht ajo fitoi dy tituj, tre Kupa rumune dhe dy Superkupa rumune, dhe me Kastamonu dy tituj secila, dy

Superkupa dhe një Superkupë të Turqisë.

Në total, pra, ajo ngriti 45 herë kupën e fituesit!”, shkruan media malazeze “Vijesti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat