Kosova barazon me Libinë

Hendboll

Kosova barazon me Libinë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 20:56
Kosova

Përzgjedhja e lojtarëve të rinj nga Kosova (U18 – U22) e ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e parë testuese në Rogashka Slatina në Slloveni.

Të rinjtë tanë janë takuar me Kombëtaren U21 të Libisë, që po përgatitet për pjesëmarrje në Kampionat Botëror. Rezultati në fund ishte i barabartë, 24:24.

Ka pasur elemente të mira në lojën e djemve tanë, por edhe shumë gjëra që duhet të përmirësohen.

Nesër është ndeshja testuese me Kuvajtin U21.

Trajnerët Fatmir Muhaxheri, Egzon Gjuka e Vlerson Zherka po e shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi për të ngritur nivelin e lojtarëve të rinj. Po ashtu ky grumbullim po shfrytëzohet për të testuar disa lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat