Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Pionierëve

Hendboll

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Pionierëve

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 19:36
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur të shtunën ndeshjet çerekfinale në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Ndeshjet janë luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku të dielën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale.

Prishtina fitoi 26:21 ndaj Rahovecit për të bërë vend në gjysmëfinale. Lum Xhemajli ishte më efikasi te Prishtina me dhjetë gola. Myrtezan Metkamberi i shënoi nëntë gola për Rahovecin.

Pa telashe në gjysmëfinale ka kaluar Besa Famgas që e mposhti Llapin me rezultat 37:12. Amar Muqolli i realizoi nëntë gola për Besën, ndërsa Getoar Bogujevci i kishte pesë për Llapin.

Befasi ka shkaktuar Istogu që fitoi 22:21 ndaj Trepçës. Eris Beqiri i kishte nëntë gola për Trepçën, ndërsa Istogun e udhëhoqi Blendor Çetaj me dhjetë gola.

Deçani fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 28:22. Eminent Dobraj dhe Bilall Mazrekaj i shënuan nga tetë gola për Deçanin. Diolen Ajvazi i kishte 12 gola për Kastriotin.

Ndeshjet gjysmëfinale janë Prishtina – Deçani dhe Besa Famgas – Istogu.

Gjysmëfinalja e parë është prej orës 11:00, ndërsa e dyta prej orës 12:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat