Kastrioti mbetet pa lojtarin më të mirë, shkon në Rahovec

Hendboll

Kastrioti mbetet pa lojtarin më të mirë, shkon në Rahovec

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 22:50
Jeton Bislimi - djathtas

Lojtari më besnik i Kastriotit të Ferizajt, Jeton Bislimi, megjithatë ka ndërruar mjedis. 

Bislimi ka bërë një hap tjetër në karrierë, duke iu bashkuar Rahovecit.

Skuadra rahoveciane pas Egzon Gjukës dhe Jon Muqollit, me Bislimin do të jetë edhe më fortë, kur i shtohet edhe kryetrajneri i ri Verim Zherka, padyshim që do luftojnë për trofe.

“Jeton Bislimi pjesë e Rahovecit.

Pivoti me përvojë të madhe, Jeton Bislimi është bërë pjesë e ekipit tonë.

Bislimi vjen nga KH Kastrioti, ndërsa ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës e disa prej klubeve më të mëdha në Kosovë.

Ai është edhe kampion i Superligës me Kastriotin e Besa Famgasin si dhe fitues i Kupës së Kosovës.

Përvoja e tij në gara evropiane me Kastriotin dhe si fitues i trofeve sigurisht se është avantazh për ekipin tonë”, njofton KH Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat