Trajneri i njohur boshnjak e evropian: Turp për Kastriotin, turp për Ferizajn  

Hendboll

Trajneri i njohur boshnjak e evropian: Turp për Kastriotin, turp për Ferizajn  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 korrik 2023 Në ora: 17:44
Kasim Kamenica

Kasim Kamenica edhe pse jeton e vepron në Gorazhde të Bosnjës dhe Hercegovinës, nuk e harron kurrë dashurinë e tij për qytetin e Ferizajt. 

Kamenicës i dhemb zemra kur sheh klubin me renome të hendbollit Kastrioti në gjendje të mjerueshme. 

Kamenica humb durimin duke pa gjendjen katastrofale të klubit, duke thënë turp për KH Kastriotin, turp për qytetin.

Kamenica nuk mund të durojë më sepse një pjesë të jetës së tij të artë e ka kaluar në qytetin e hendbollit, si portier në kohën kur ish Borci shkëlqente në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë dhe në vitin 2020 ka qenë edhe kryetrajner i Kastriotit në kohën kur ishte president i klubit, i ndjeri Ahmet Hysenaj - Petrova.     

Trajneri i mirënjohur boshnjak e evropian, i “pëlcet” zemra kur e ka pa se hendbollistin më i mirë ferizajas shkoi në KH Rahoveci.  

“Njerëz të dashur pse po e përgëzoni që nuk shkoi në Bundesligë, a nuk është turp për qytetin e hendbollit të Ferizajt që nuk mund të mbajë në radhët e tij një lojtar vendas dhe legjendë të klubit.

Turp për Kastriotin, turp për qytetin”, ka ka komentuar Kamenica në profilin e tij në facebook.

Në vitin 2004, Kamenica ka qenë selektor i Sllovenisë, ku ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian (meshkujt).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat