Fitorja e dytë për Sllovakinë

Hendboll

Fitorja e dytë për Sllovakinë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:51
Sllovakia

Sllovakia e ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste që po mbahet në Prishtinë.

Të dielen pasdite në Pallatin e Rinisë, Sllovakia fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 25:14. Dora Csernyanszky shënoi 8 gola për Sllovakinë, kurse 16 pritje i kishte Simona Tomovcikova.

Heidi Jane Warren dhe Chloe Rebecca Barnard i shënuan nga tri gola për Britaninë e Madhe.

Në kuadër të Grupit A, Sllovakia të shtunën fitoi ndaj Kosovës, ndërsa Britania e Madhe pësoi nga Finlanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat