Federata Evropiane me fjalë të mëdha për Federatën e Hendbollit të Kosovës

Hendboll

Federata Evropiane me fjalë të mëdha për Federatën e Hendbollit të Kosovës

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:13
Pamje nga ceremonia

Presidenti i Federatës Evropiane të Hendbollit, Michael Wiederer, dhe sekretari i përgjithshëm i EHF-së, Martin Hausleitner, i kanë dërguar të mërkurën letër presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretarit gjeneral, Izet Gjinovci.

"Drejtuesit e EHF-së kanë falënderuar FHK-në dhe drejtuesit e saj për organizimin e Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste.

Është vlerësuar përkushtimi i drejtuesve të FHK-së dhe stafit lokal për organizimin e shkëlqyer të Evropianit. Organizimi është vlerësuar shumë profesional ndërsa pritja për delegacionet shumë e mirë.

FHK-ja është falënderuar për ngjarjen shumë të suksesshme.

Kështu vlerësimet për FHK-në vazhdojnë, ndërsa së shpejti pritet edhe konfirmimi i ngjarjeve të tjera që do të organizohen nga federata jonë", njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat