KH Rahoveci fillon stërvitjet me ambicie maksimale

Hendboll

KH Rahoveci fillon stërvitjet me ambicie maksimale

Shaip Shala Nga Shaip Shala Më 21 korrik 2023 Në ora: 15:35
KH Rahoveci

KH Rahoveci, klub më i organizuar në sportin e qytetit të rrushit, filluan stërvitjet nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur, Verim Zherka, dhe ndihmësit e tij, Afrim Deliu dhe Sadedin Cena- Care.

Në stërvitjen e parë ishin të pranishëm 20 lojtarë, ku ishin edhe përforcimet Egzon Gjuka, Jon Muçolli dhe Jeton Bislimi, ndërkaq ka munguar vetëm malazezi Igor Radojeviq, i cili do t’i bashkangjitet skuadrës në stërvitjen e ardhshme.

Trajneri Zherka konfirmoi para lojtarëve dhe anëtarëve të kryesisë, se ambiciet në kampionatin e ardhshëm do të jenë maksimale, duke synuar ngritje më të lartë në renditjen tabelare. Zherka thotë se kjo mund të arrihet vetëm me disiplinë, angazhim, përkushtim dhe seriozitet në lojë.

Afrim Deliu, njëherësh edhe drejtor sportiv i klubit, shprehu mirëseardhje trajnerit Zherka, lojtarëve të rinj dhe të tjerëve, premtoi se kryesia do të qëndroj prapa si në kryerjen e obligimeve, ashtu dhe me përkrahje në aspekte tjera, i cili u pajtua me Zherkën, që ambiciet duhet të jenë maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat