Fillim i mbarë për motrat Hajdari

Hendboll

Fillim i mbarë për motrat Hajdari

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 23:54
Pamje nga ndeshja

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari e kanë nisur mbarë edicionin e ri në Superligën e Danimarkës.

Marigona me skuadrën e re, Silkeborg ka fituar ndaj ish-skuadrës, Ringkobing me rezultat 36:26.

Marigona shënoi një gol dhe kishte një asistim. Ajo gjatë verës kaloi nga Ringkobingu te Silkeborgu. Leonora Demaj shënoi një gol për Ringkobingun. Kishte një asistim po ashtu.

Ndërkohë Arlinda Hajdari i kishte dy gola e tri asistime në fitoren 30:29 të Bjerringbros ndaj Ajax Kobenhavn.

Bjerringbro është promovuar në elitën daneze, njërën prej ligave më cilësore në botë.

Paraqitja e tri lojtareve të Kombëtares sonë në Superligën e Danimarkës është me shumë rëndësi në prag të sfidave të radhës që na presin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat