Mirela e pandalshme, 13 gola në elitën e Norvegjisë

Hendboll

Mirela e pandalshme, 13 gola në elitën e Norvegjisë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 21:59
Mirela Gjikokaj

Mirela Gjikokaj po kalon superformë në Norvegji. Lojtarja jonë të mërkurën ishte më meritorja për fitoren e Follos ndaj Tertnesit.

Në kuadër të xhiros së dytë të elitës norvegjeze, Follo fitoi me rezultat 30:23.

Mirela i shënoi plot 13 gola, me efikasitet shumë të lartë. I kishte vetëm 14 tentime. I kishte edhe dy asistime e po ashtu dha kontribut në mbrojtje.

Forma e saj është trimëruese në prag të ndeshjeve të ardhshme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat