Saraçini përgëzon për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë

Hendboll

Saraçini përgëzon për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 23:15
Kryeministri Albin Kurti me delegacionin e Kosovës

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka uruar sportistët pasi u vendos që në Prishtinë në vitin 2030 të organizohen Lojërat Mesdhetare. 

Vendimi u mor të premten në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, në Heraklion të Greqisë.

Pjesë e punimeve të Asamblesë së ICMG-së ishte edhe Saraçini.

Ai është nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Kosova në përgjithësi, do të jenë nikoqirë të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.

Kjo u vendos në mbledhjen e Asamblesë së Lojërave Mesdhetare që po mbahet në Kretë, Greqi.

Urime Kosovë, Urime familja e sportit!”, ka shkruar Eugen Saraçini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat