​Hendboll/ Istogu vazhdon tutje në Kupën Evropiane

Hendboll

​Hendboll/ Istogu vazhdon tutje në Kupën Evropiane

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Kampioni i Kosovës, Istogu, ka arritur sukses të madh të dielën mbrëma në garat evropiane.

Klubi i hendbollit Istogu ka fituar 29:27 ndaj skuadrës portugeze 1 Maio/Ada dhe është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Ndeshja është luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku skuadra portugeze të shtunën fitoi 31:30.

Të dielën istogaset kanë shfaqur ndeshje dukshëm më të mirë. Ishin vazhdimisht në epërsi dhe në fund morën fitoren që ua siguron kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat