Boreci, Ferizaj, Vjosa, Kastrioti, Vllaznia e Shqiponja në turneun Ahmet Hysenaj - Petrova

Hendboll

Boreci, Ferizaj, Vjosa, Kastrioti, Vllaznia e Shqiponja në turneun Ahmet Hysenaj - Petrova

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:00
Ahmet Hysenaj – Petrova

Të dielën me 15 tetor (11.00) në Ferizaj do të mbahet turneu përkujtimor “Ahmet Hysenaj – Petrova” në hendboll për kategorinë e veteranëve, njofton Xhavit Morina, kryetar i KHF Ferizajt.

Në turne marrin pjesë 6 klube, katër të meshkujt dhe dy të femrat.

Të meshkujt Boreci i Velesit, Vjosa e Shtimes, Kastrioti i Ferizajt, Vllaznia e Shkodrës dhe të femrat Shqiponja e Gjakovës dhe Ferizaj. 

Petrova ka qenë për shumë vite kryetar i KH Kastriotit meshkuj e femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat