​“Trupi është lodhur”, hendbollistja e njohur largohet nga Kombëtarja e Kosovës

Hendboll

​“Trupi është lodhur”, hendbollistja e njohur largohet nga Kombëtarja e Kosovës

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 20:27
Pashke Marku

Njëra prej hendbollisteve më të rëndësishme të Kosovës, Pashke Marku, ka vendosur të tërhiqet nga ekipi kombëtar. Marku ka njoftuar të mërkurën se më nuk do të luaj në nivel kombëtaresh.

Ajo për gjashtë vite ishte lojtare e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës në hendboll. Ishte pjesë e rëndësishme e procesit të rritjes së ekipit kombëtar. Ka mbuluar me sukses të plotë pozitën e alos së majtë.

Marku është e rritur në Zvicër, ku do të vazhdojë të luaj për skuadrën elitare Kreuzlingen. Por për shkak të angazhimeve në vendin e punës, 24-vjeçarja thotë se e ka të pamundur të vazhdojë të luaj për Kosovën.

“Trupi është lodhur dhe po ashtu kam shumë angazhime në vendin e punës. Prandaj e kam të pamundur të luaj me Kombëtare. Jam e gatshme të kontribuoj në Kombëtare, por në ndonjë pozitë tjetër. Nuk do të luaj më. Ka pasur vlerë shumë të madhe për mua paraqitja për shtetin tim. Jam e lumtur që kemi arritur kaq shumë për këto gjashtë vjet. Rritja me të vërtetë ishte shumë e madhe. Ka shumë punë, por edhe ecja para ishte shumë e madhe. Me shumë kënaqësi dhe krenari kam veshur fanellën e Kosovës. Kam mundur të luaj për Zvicrën, por kam vendosur për Kosovën pasi e kam ditur se luajmë me zemër. Kemi luftuar për njëra-tjetrën, kemi punuar bashkë dhe kjo ishte e veçantë për mua”, ka thënë Pashke Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat