Fitore për skuadrat ferizajase

Hendboll

Fitore për skuadrat ferizajase

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 23:25
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën u luajtën tri ndeshje të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Skuadrat favorite nuk kanë hasur në telashe për të fituar pikët e reja.

Kastrioti i Ferizajt është kthyer fuqishëm në pjesën e dytë për fitoren 29:23 ndaj Ulpianës.

Pas pjesës së parë Ulpiana ishte në epërsi, 15:14.

Puhiza Gashi ishte më efikasja te Kastrioti me 7 gola. 9 gola për Ulpianën i shënoi Alketa Baftijari.

Ferizaj fitoi shumë thellë ndaj Vëllaznimit, 40:12.

Anja Bojaniq i shënoi 13 gola për ferizajaset.

Fitore në udhëtim shënoi Prishtina. E mposhti Jusuf Gërvallën në Deçan me rezultat 42:29.

Ermira Berisha udhëhoqi Prishtinën me plot 15 gola. Nurije Çekaj i shënoi nëntë gola për deçanaset.
Xhiroja vazhdon të dielën me dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat