Besa Famgas e Trepça kërkojnë fitore

Hendboll

Besa Famgas e Trepça kërkojnë fitore

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 13:50
Pamje nga një ndeshje

Pas ndeshjeve evropiane, kampionja Besa Famgas dhe fituesja e Kupës, Trepça, u kthehen sfidave në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të enjten Besa e Pejës dhe Trepça e Mitrovicës i luajnë ndeshjet e xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës.

Besa e pret në palestrën “Karagaçi” skuadrën Kastriotit. Ndeshja zhvillohet prej orës 18:30 dhe pritet të jetë e fortë.

Skuadra ferizajase, Kastrioti, ka shfaqur disa ndeshje të mira këtë edicion dhe synon pikë nga udhëtimi i vështirë në Pejë.
Besa Famgas natyrisht llogarit në fitore.

Derbi pritet të jetë ndeshja mes Trepçës dhe Prishtinës, që zhvillohet prej orës 18:00 në “Minatori”.

E frymëzuar nga paraqitjet e mira në Bosnjë-Hercegovinë, skuadra mitrovicase synon fitoren ndaj Prishtinës, me të cilën vazhdimisht luan ndeshje të forta. Prishtina  udhëton po ashtu me optimizëm për në Mitrovicë.

Të enjten është edhe ndeshja Vëllaznimi – Vushtrria (18:00), derisa ndeshja Deçani – Rahoveci është shtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat