Edhe një fitore e Istogut

Hendboll

Edhe një fitore e Istogut

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:33
Pamje nga një ndeshje

Të enjten u luajt ndeshja e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

 Kampioni në fuqi, Istogu, ka vazhduar dominimin duke shënuar fitoren e katërt rresht.

Istogaset e mposhtën Vushtrrinë me rezultat 35:29.

Istogu udhëheq në tabelë me tetë pikë. Vushtrria është e pesta me katër pikë.

Kapitenja Albina Rugova udhëhoqi Istogun me dhjetë gola. Tetë herë për Vushtrrinë realizoi Gentiana Basholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat