Shqiponja me lehtësi ndaj Ulpianës 

Hendboll

Shqiponja me lehtësi ndaj Ulpianës 

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:35
Shqiponja

Skuadra gjakovare, Shqiponja, shënoi fitore bindëse ndaj Ulpianës, 51:28, në ndeshjen e mbetur të javës së 4-të Superligës së Kosovës.  

Ulpiana ishte vendase, ndërsa ndeshja u zhvillua më Shtime. Sara Chavez i shënoi 15 gola për Shqiponjën.

Nëntë i kishte Tamires Silva. Alketa Baftijari i shënoi tetë gola për skuadrën vendase.

Shqiponja është e katërta me katër pikë.

Ulpiana është e fundit, në kërkim të pikëve të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat