Trepça - Kastrioti, derbi i rivalëve të vjetër

Hendboll

Trepça - Kastrioti, derbi i rivalëve të vjetër

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 13:12
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën e të dielën zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën nga ora 19:30 janë ndeshjet Besa Famgas – Vushtrria dhe Vëllaznimi – Deçani. Derisa Besa Famgas është favorite e madhe, ndeshje e fortë pritet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Deçanit.

Derbit megjithatë janë të dielën.

Nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen Trepça e Kastrioti, dy skuadrat cilësore dhe me traditë. Kastrioti kishte fituar ndaj mitrovicasve në nismë të kampionatit, në ndeshjen shumë interesante në Ferizaj.

Ndeshja kishte përfunduar 31:30. Mitrovicasit do ta kërkojnë revanshin, por nuk do t’i pret punë e lehtë. Kastrioti të enjten luajti ndeshje të fortë me Besa Famgasin në Pejë, derisa Trepça fitoi lehtë ndaj Prishtinës po në Mitrovicë.

Trepça udhëheq në tabelë me 8 pikë nga pesë ndeshje. Kastrioti është i pesti me gjashtë pikë nga gjashtë ndeshje.

Prej orës 17:00 është ndeshja Rahoveci – Prishtina. Rahoveci vlerësohet favorit, por Prishtina udhëton me synime për t’u kthyer te fitorja.

Rahoveci ka fituar katër ndeshjet e deritashme, ndërsa Prishtina ka bilanc prej katër fitore e dy humbje. Rahoveci është i dyti e Prishtina e treta.

Në Ligën e Parë (meshkujt) është java e katërt. Të shtunën janë katër ndeshje: Vjosa – Istogu (19:00), Prizreni – Ulpiana (18:00), Drita – Drenica (19:00), Dukagjini – Llapi (13:00). Lepenci – Samadrexha është ndeshja që zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat