Grumbullim i suksesshëm i Kombëtares U18

Hendboll

Grumbullim i suksesshëm i Kombëtares U18

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 19:35
Kombëtarja U18 e Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka pasur të premten grumbullimin e parë.

Në Istog, nën urdhrat e selektorit të Kombëtares A, Bujar Qerimi, dhe stafit të tij, hendbollistët e rinj kanë zhvilluar dy stërvitje. Janë bërë edhe testime të ndryshme që do të shërbejnë për përzgjedhjen e më të mirëve.

Selektori Qerimi dhe ndihmësit e tij kanë vlerësuar atë që kanë shfaqur lojtarët.

Morën pjesë 28 hendbollistë, ndërsa ky grumbullim do të shërbejë për përzgjedhjen e ekipit final.

Kështu Kombëtarja U18 ka nisur përgatitjet për kualifikimet për Kampionatin Evropian që mbahen prej 5 deri më 8 janar në Maqedoni të Veriut. Kosova është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë.

Grumbullimi i radhës mbahet pas dy javësh, ndërsa prej 19 deri më 22 dhjetor, Kombëtarja U18 do të paraqitet në një turne ndërkombëtar në Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat