Besa Famgas pa telashe, Deçani merr pikët në Gjakovë

Hendboll

Besa Famgas pa telashe, Deçani merr pikët në Gjakovë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 22:35
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në Pejë, Besa e mposhti Vushtrrinë me rezultatin e lartë, 39:21. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Superligës.

Arbios Mushkolaj i shënoi nëntë gola për Besën, ndërsa shtatë i kishte Olsi Mulaj. Me gjashtë gola ndeshjen e përfundoi Ajdin Smajlbegoviq.

Te Vushtrria, Amir Fazliu i shënoi gjashtë gola, ndërsa katër i kishte Adnan Musa.

Shumë më e barabartë dhe interesante ishte ndeshja mes Vëllaznimit dhe Deçanit. Deçanasit fituan në Gjakovë me rezultat 41:38.

Në pjesën e parë Deçani ishte vazhdimisht para.

Në fillim të pjesës së dytë Vëllaznimi u kthye fuqishëm dhe mbajti epërsi deri në minutën e 50-të.

Por fundi sërish i takoi Deçanit, që edhe mori pikët.

Fatlind Mazrekaj i shënoi dhjetë gola për Deçanin.

Nga nëntë i kishin Florian Rexha dhe Alecssander Santos.

Ardi Halili realizoi 15 gola për gjakovarët.

Superliga vazhdon të dielën me dy derbi.,

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat