Selektori sllovak tregon çka i dalloi me Kosovën 

Hendboll

Selektori sllovak tregon çka i dalloi me Kosovën 

Nga: K.G. Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 22:14
Pamje nga ndeshja

Selektori i Sllovakisë, Fernando Gurich, është krenar me hendbollistët e tij, për fitoren e thellë me rezultat 33:23 ndaj kombëtares së Kosovës, në takimin e parë të kualifikueseve për Kampionatin botëror. 

Selektori sllovak ka komoditetin për takimin e kthimit të së dielës (17.00) në Prishtinë.

“Në përgjithësi, mendoj se fituam me një diferencë të mirë. 

Djemtë bënë një punë të shkëlqyeshme. Ne kemi ende shumë për të bërë, por është në proces. 

Ne shfrytëzuam shpejtësinë e lojtarëve tanë, funksionoi në të dyja pjesët.

Humbëm disa goditje të lehta, mund të kishim fituar më shumë, por doli mirë.

Duhet të përgatitemi dhe të fokusohemi për takimin e kthimit”, tha Gurich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat