Kombëtarja e Kosovës u kthehet stërvitjeve

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës u kthehet stërvitjeve

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 19:20
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll u është kthyer stërvitjeve për ndeshjen e dytë me Sllovakinë.

Udhëtimi nga Sllovakia u bë të premten paradite, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitja në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi kanë punuar të gjithë hendbollistët në grumbullim.

Është punuar për përmirësimin e gjërave që nuk funksionuan si duhet të enjten në Povazska Bystrica.

Stërvitjet e radhës janë të shtunën, ndërsa ndeshja Kosovë – Sllovaki është të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. Kombëtares i duhet përkrahja në ndeshjen e dytë të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat