Fitorja e tetë rresht për “vreshtarët”

Hendboll

Fitorja e tetë rresht për “vreshtarët”

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 23:39
Pamje nga një ndeshje

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të mërkurën mbrëma, Rahoveci fitoi ndaj Deçanit me rezultat të thellë, 43:28.

Ndeshja e luajtur në Deçan ishte e mbetur. I takoi xhiros së shtatë të Superligës.

Tani Rahoveci udhëheq në tabelë me 16 pikë nga tetë ndeshje. Deçani është i gjashti me katër pikë nga nëntë ndeshje.

Jeton Bislimi e Victor Alonso i shënuan nga tetë gola për Rahovecin. Arbër Neziri e Ardin Dobraj ishin më efikasët te Deçani me nga gjashtë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat