Istogu justifikon humbjen e thellë në Sllovaki

Hendboll

Istogu justifikon humbjen e thellë në Sllovaki

Nga: K. G. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 19:29
Pamje nga ndeshja

Istogu gjatë do të ketë në kujtesë humbje e thella (ndeshjen e parë me 43:18, të dytën me 47:18) nga Iuventa Michalovce nga Sllovakia, në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

Kampionja e Kosovës këtë debakël e ka arsyetuar përmes një shkrimin në faqen e saj.  

“Istogu përfundon garat në raundin e 3-të EHF European Cup.

Istogu ka zhvilluar dy ndeshje në Sllovaki kundër Iuventes njërës prej skuadrave më të forta të kësaj kupe.

Istogu është skuadra më rezultatet më të mira nga të gjitha skuadrat e hendbollit kosovar që morën pjesë ndër vite në Evropë, edhe këtë vit skuadra e Istogut ishte e vetmja që tregoj sukses duke kaluar përfaqësuesin portugez në këtë garë Sir Mai. 

Në raundin e 3-të nuk mundi të bëj më shumë ngase përballë kishte skuadrën shumë të fortë Iuventa nga Sllovakia e cila një vit më parë ishte fare pranë finales së madhe pasi që u mposht në gjysmëfinale vetëm në saje të goldallimit në dy ndeshjet ngase ndeshjen e parë gjysmëfinale arriti ta fitoj, kjo tregon që Istogu përballë kishte një prej skuadrave më të forta që nuk linte shpresë për rezultat pozitiv.

Fakti që Istogu u la i vetëm duke mos pasur asnjë lloj përkrahje Institucionale vështirësoj shumë punët për skuadrën Istogase që nuk arriti të mobilizohet në nivelin e dëshiruar për këto ndeshje. 

Duke u gjendur në këtë situatë skuadra e Istogut ju dha mundësi hendbollisteve të reja që të marrin përvojë në këtë nivel të garave, njëra ndër to është edhe Melisa Bytyqi e cila më vetëm 13 vjet debutoj në Kupën e Evropës duke u aktivizuar në këto ndeshje”, arsyetohet KHF Istogu për humbjen e thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat