Prishtina e Shqiponja shënojnë fitore të thella

Hendboll

Prishtina e Shqiponja shënojnë fitore të thella

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 23:11
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja fitoi në Deçan ndaj Jusuf Gërvallës me rezultat 50:27.

Orgesa Gola i kishte 12 gola për skuadrën gjakovare, ndërsa 11 i kishte Sara Louise. Arjeta Imeraj i shënoi 11 gola për skuadrën Jusuf Gërvalla.

Fitore të thellë shënoi edhe Prishtina ndaj Ulpianës. Prishtina fitoi 50:25.

Mabinty Bangoura i shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa Ermira Berisha i kishte 11 gola. Flaka Hoti e Ermira Krasniqi i realizuan nga shtatë gola për skuadrën e Ulpianës.

Samadrexha ka vazhduar me rezultate të mira në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të dielën në kuadër të xhiros së tetë, Samadrexha e mposhti Vushtrrinë me rezultat 34:30. Ndeshja u zhvillua në Samadrexhë në praninë e një numri të madh shikuesish dhe në atmosferë të bukur sportive.

Samadrexha me fitore doli në pozitën e dytë me 12 pikë, dy më pak se Ferizaj që udhëheq në tabelë. Vushtrria është e pesta me tetë pikë.

Rabia Oz dhe Fetane Uzunlar shënuan nga shtatë gola për Samadrexhën.

Te Vushtrria, Albulena Kelmendi i kishte dhjetë gola, ndërsa Agnesa Hysa nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat