Kastrioti kockë e fortë për gjakovarët

Hendboll

Kastrioti kockë e fortë për gjakovarët

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 21:09
Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt shumë i fortë për gjakovarët të dielën në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Skuadra ferizajase fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 46:25.

Pas pjesës së parë epërsia e Kastriotit ishte gjashtë gola, 18:12.

Alecssander Santos i shënoi 11 gola për Kastriotin, derisa shtatë i kishte Endrit Tafarshiku.

Te Vëllaznimi, Ardi Halili i realizoi shtatë gola. Pesë i kishte Egzon Lluka.

Kastrioti është i katërti me 16 pikë. Vëllaznimi është i fundit me vetëm dy pikë.

Ndeshjet tjera të xhiros së 13-të u luajtën të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat