Derbi në Ferizaj, Besa nën presion të Kastriotit

Hendboll

Derbi në Ferizaj, Besa nën presion të Kastriotit

Nga: K.G. Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:12
Vlerëson Zherka e Dardan Dugolli

Në fundjavë, të shtunën do të luhet derbi në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti përballet me kampionin në fuqi Besa Famgas nga Peja.

Besa është në presionin e Kastriotit për faktit se synojnë të kthehen të pamposhtur.

Ferizajasit njoftojnë se ndeshja luhet në orën 19.00 në kuadër të javës së 14-të të elitës së hendbollit të Kosovës.  

“I gjithë Ferizaj në palestrën ‘Bill Clinton’, në përkrahje të ekipit tonë të zemrës KH. Kastrioti.

Na pret një derbi i madh ndërmjet dy ekipeve me traditë, andaj ejani në numër sa më të madh ta përkrahim ekipin tonë, sepse spektakël nuk do mungojë”, njofton KH Kastrioti.

Besa Famgas është në vend të dytë me 20 pikë dhe Kastrioti në të katërtin me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat