KHF Istogu: Vit sfidues, por edhe shumë i suksesshëm

Hendboll

KHF Istogu: Vit sfidues, por edhe shumë i suksesshëm

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:42
KHF Istogu

Kampioni në fuqi, Istogu, mburret me vitin 2023, sipas tyre kanë realizuar objektivat.

Megjithatë Istogu nuk e përmbylli vjeshtën ashtu siç e ka planifikuar për faktin se mbeten në vend të dytë dhe pas Ferizajt në elitën e hendbollit të Kosovës.. 

“Vit sfidues, por edhe shumë i suksesshëm!

Po i afrohemi fundit të një viti sfidues, por njëkohësisht shumë të suksesshëm për skuadrën tonë.

Kemi fituar titullin e kampionit të Kosovës për herë të tretë rresht. Jemi fitues të Kupës së Kosovës për herë të pestë, ndërsa Superkupën e Kosovës e kemi fituar për herë të dytë në aq edicione sa zhvillohet ajo. 

Kemi tashmë dhjetë trofe, për të cilët mburremi me të drejtë. 

KHF Istogu për herë të shtatë e prezantoi shtetin në kupa evropiane në hendboll. Prej të gjitha skuadrave kosovare që garuan në Evropë, ishim skuadra e vetme që kaluam rreth garash. Një sukses ky që na bënë shumë krenarë. 

Kishim edhe sfidat tona, por për ato një herë tjetër.

Po i përmbahemi momentit festiv. 

Po e përmbyllim një prej viteve më të suksesshëm në histori të klubit tonë. Nuk kemi lojtare të lënduara dhe jemi shumë falënderues për këtë fat të mirë. U jemi mirënjohës hendbollisteve tona për angazhimin dhe përkushtimin si dhe për kalimin e sfidave së bashku.

I falenderojmë mbështetësit tanë besnikë, qytetarët istogas. I falënderojmë edhe bashkëvendasit tanë në diasporë e veçanërisht sponsorët tanë që besuan në ambiciet dhe projektet tona. Së bashku kemi realizuar shumë prej tyre dhe do të vazhdojmë të shkelim territore të reja.

I falenderojmë edhe gazetarët sportivë, ata që kanë përcjellur sukseset dhe të arriturat tona.  I falënderojmë të gjithë bashkëpuntorët e partnerët.

Shihemi në vitin 2024”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat