Kombëtarja e Kosovës U18 pësoi humbje të thellë

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës U18 pësoi humbje të thellë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:25
Kombëtarja U18 e Kosovës

Me ndeshjen e së premtes ndaj Polonisë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka përfundur turneun në Lokeren të Belgjikës.

Pjesëmarrja në turneun “4 Nations Handball Trophy” është shumë e rëndësishme për zhvillimin e kësaj gjenerate. Kjo ishte përvoja e parë ndërkombëtare e kësaj grupmoshe, ndërsa djemtë tanë kanë kuptuar se për të konkurruar në nivel evropian u duhet punë shumë më e madhe dhe sistematike.

Ndaj Polonisë, Kombëtarja jonë vetëm në momente ka shfaqur gjëra pozitive.

Në fund rezultati ishte 38:19 për polakët.

Kohë për të pushuar për Kombëtaren U18 nuk do të ketë. Që në fillim të janarit Kosova U18 luan në Shkup kualifikimet për Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat