Kosova megjithatë fiton

Hendboll

Kosova megjithatë fiton

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:47
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës e luajti ndeshjen e dytë përgatitore me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kosova fitoi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe me rezultat 24:23

Në Shkup u zhvillua ndeshje e fortë, ndërsa dy Kombëtaret dhanë më të mirën.

Kombëtarja jonë ishte në epërsi gjatë tërë kohës, ndërsa loja jonë ishte shumë më e rrjedhshme se ajo e së premtes. Sërish Kombëtarja jonë u paraqit pa shumë startues.

Ndeshja i shërben përgatitjeve për sfidat kualifikuese me Britaninë e Madhe që janë javën tjetër.

Ndonëse vazhdimisht ishim në epërsi prej disa golave, fundi ishte dramatik. Kombëtarja e Emirateve të Bashkuara Arabe barazoi, por djemtë tanë shfaqën karakter dhe shënuan golin e fitores fare në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat