Kombëtarja U18 e Kosovës pëson edhe nga Maqedonia e Veriut

Hendboll

Kombëtarja U18 e Kosovës pëson edhe nga Maqedonia e Veriut

Më: 7 janar 2024 Në ora: 18:34
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka përfunduar kualifikimet për Kampionat Evropian.

Kombëtarja jonë ndeshjen e fundit e luajti të dielën në Shkup, u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 33:24.

Djemtë tanë nisën mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 14-të.

Pasoi një periudhë jo e mirë për Kombëtaren tonë dhe vendasit në pushim shkuan me epërsi 15:11.

Në pjesën e dytë më shumë shfaqi Maqedonia e Veriut që në fund fitoi me rezultat 33:24.

Kombëtarja jonë do të luaj në Evropianin e Divizionit B, bashkë me Sllovakinë. Në Evropian u kualifikuan Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat