Rekord, 53 mijë e 586 shikues në ndeshjen e hendbollit

Hendboll

Rekord, 53 mijë e 586 shikues në ndeshjen e hendbollit

Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:44
Pamje

Plot 53 mijë e 586 shikues ishin në stadium futbolli në ndeshjet hapëse të Kampionatit Evropian të hendbollit.

Është thyer rekordi për shikues në ndeshje të hendbollit që ishte 44 mijë e 189 shikues.

Rekordi i kaluar ishte vendosur në Frankfurt të Gjermanisë më 6 shtator 2015.

Rekordi i ri u vendos të mërkurën mbrëma në Duesseldorf të Gjermanisë.

Ndeshjet Franca – Maqedonia e Veriut dhe Gjermania – Zvicra janë luajtur në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” që është përshtatur në arenë të bukur hendbolli.

Stadiumi mbyllet plotësisht dhe të mërkurën është mbushur me tifozë të hendbollit.

Franca fitoi ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 39:29, ndërsa Gjermania e mposhti Zvicrën me rezultatin bindës, 27:14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat