Ferizaj kampione vjeshtore, Granit Sahiti: Shpresoj që do ta mbyllim siç e kemi filluar

Hendboll

Ferizaj kampione vjeshtore, Granit Sahiti: Shpresoj që do ta mbyllim siç e kemi filluar

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 janar 2024 Në ora: 14:31
Granit Sahiti

Ferizaj ka filluar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit me të vetmin qëllim, të fitojnë titullin dhe Kupën e Kosovës (femrat).

Atmosferë e bukur të klubi kampion vjeshtor me president Xhavit Morinën dhe kryetrajner Granit Sahiti.

Në stërvitje atmosferë e bukur dhe hendbollistet gjatë punës vlonin nga angazhim sikur bletët.

Image

Granit Sahiti tregon se çfarë janë duke punuar në fazën e parë. 

“Deri me 15 janar kemi punuar individualisht duke u munduar qe t’i përmirësojmë të metat individuale të lojtareve që kemi vërejtur ne sezonin vjeshtorë.

Image

Pamje nga stërvitja

Nga 15 janari kemi filluar përgatitjet kondicionale si fazë e parë e cila do të zgjas deri me 10 shkurt.

Pastaj do të vazhdojmë me fazën tekniko-taktike.

Këtë edicion kemi filluar mirë dhe shpresoj që do ta mbyllim siç e kemi filluar”, thotë Sahiti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A jeni të kompletuar në çdo pozicion dhe sa ndeshje miqësore i keni në program?

“Me ardhjen e një lojtare në fillim të shkurtit të cilën e kemi mbyllur marrëveshjen dhe eventualisht një përforcim tjetër besoj që do të jemi të kompletuar dhe do të kishim mbyllur sezonin pa kokëdhimbje”, ka nënvizuar Sahiti.

Ferizaj është kampion vjeshtor me 22 pikë duke lënë pas Istogun me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat