Danimarka deklason Holandën

Hendboll

Danimarka deklason Holandën

Nga: K.G. Më: 17 janar 2024 Në ora: 21:36
Pamje nga ndeshja

Në ndeshjen e dytë të raundit kryesor në kuadër të grupit 2, kombëtarja e Danimarkës shkëlqeu në pjesën e dytë duke e deklasuar me rezultat 39:27 (18:17) Holandën, fitore që e afron më afër gjysmëfinales së EURO 2024.

Danimarka e nisi mirë ndeshjen dhe në minutën e 5-të pati epërsi prej tre golave (4:1).

Kjo nuk i nxori nga ritmi “Tulipanët”, të cilët u kundërpërgjigjën me një seri 3:1 dhe me golin e Versteinen ngushtuan rezultatin në 5:4 dhe më pas u barazua 9:9.

Në vazhdim, të dyja kombëtaret hynë në një seri prej disa golash, por asnjëri nuk arriti të bëjë një avantazh të prekshëm. Danimarka shkoi në pushim me një gol dallim (18:17).

Në fillim të pjesës së dytë, “Tulipanët” humbën disa raste për të barazuar rezultatin dhe Gidsel ndëshkoi kundërshtarin duke e mbajtur kombëtaren e tij në pozicionin pozitiv prej dy deri në tre gola.

Holandezët arritën të qëndrojnë në lojë deri minutën e 40-të, kur patën një gol deficit 23:22, por më pas pasoi një ecuri e pabesueshme 7:0 e hendbollistëve danezë, që vendosi fituesin e kësaj ndeshjeje.

Në minutën e 45-të, danezët po udhëhiqni me 30:22.

Gitsel, ishte hendbollisti për të cilin Holanda nuk pati përgjigje sonte dhe kur kësaj i shtohen edhe Pytlik, Lauge dhe Hansen, atëherë vështirë se ndonjë kombëtare mund të festojë ndaj Danimarkës. Rezultati përfundimtar i ndeshjes, 39:27 për danezët

Gidsel ishte më i saktë nga ekipi fitues me nëntë gola dhe Pytlik, Hansen dhe Lauge shënuan secili nga pesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat