Sllovenisë i mbaroi “municioni”, Suedia ishte shumë e fortë!

Hendboll

Sllovenisë i mbaroi “municioni”, Suedia ishte shumë e fortë!

Nga: K. G. Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:21
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja suedeze e nisi me fitore luftën për gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian, pasi triumfoi ndaj Sllovenisë me rezultat 28:22 në ndeshjen e parë të fazës kryesore.

Kampioni i Evropës tani ka katër pikë në tabelë, po aq sa Danimarka, ndërsa Portugalia dhe Sllovenia kanë nga dy pikë.

Norvegjia dhe Holanda nuk kanë pikë.

Ndonëse skuadra e selektorit slloven, Urosh Zorman pati një fillim të mirë, në një periudhë prej 20 minutash, por i mbaroi “municioni”.

Deri në fund të pjesës së parë, e lejuan Suedinë që të krijojë epërsi me 4 gola (7:11).

Pas epërsisë së Sllovenisë prej 6:5, kampioni aktual në fuqi bëri një kthesë të plotë, me një seri prej 5:0, doli në epërsi 5:10 e 7:11 në fund të pjesës së parë.

Një nga më meritorët për epërsinë ishte portieri Palicka.

Në pjesën e dytë ishte e vështirë për sllovenët dhe ishin në presion psikologjik.

Suedezët, ashtu siç përfunduan në pjesën e parë, filluan në pjesën e dytë, në minutën e 33-të avancuan me tetë gola, 7:15.

Skuadra e Zorman bëri një mini-seri për një moment, e ngushtoi rezultatin 9:15, por në fund Suedia ishte fuqi, ndëshkoi lehtësisht gabimet e rivalit.

Lucas Pellas dhe Sebastian Karlsson ishin më efektivët në ekipin fitues me nga tetë përkatësisht gjashtë gola. Aleks Vllah më efikasi të sllovenët me shtatë gola. 

Rivali i radhës për kombëtaren suedeze do të jetë Danimarka, e cila ka festuar sot në duelin me Holandën. Sllovenët do të përballen me Portugalinë në turin e dytë të fazës kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat